Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin, sot, para ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott, ka shfaqur ato që ai i ka quajtur shqetësime për aktivitetet e institucioneve në Prishtinë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, transmeton Koha.net.
Vulin ka thënë se KFOR-i është partneri i vetëm i Serbisë në sigurimin e asaj që ai e ka quajtur vijë administrative me Kosovën, përcjell FoNet kumtesën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.
Scott e Vulin kanë konstatuar se fusha e mbrojtjes është pjesa më e zhvilluar e të gjitha marrëdhënieve bilaterale.
Vulin ka konfirmuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Serbisë do të vazhdojnë bashkëpunimin me tempin e njëjtë me ShBA-në.