Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk do t’i pengojë përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për ‘ringjalljen e dialogut’, dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës e Serbisë.
Gazeta Danas në Beograd shkruan se qëndrimet e SHBA-ve nuk ndryshojnë fundamentalisht nga ato të Francës, ndonëse presidenti francez Emanuel Macron dhe ai amerikan Donald Trump kanë këndvështrime të ndryshme për Iranin, dhe çështje tjera si ndryshimet klimatike, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, thuhet se Trump nuk do t’i pengojë përpjekjet e Francës në këtë proces.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Franca do të tentojë të rrisë ndikimin e saj në Ballkanin Përendimor me dërgimin e një personi të besueshëm të presidentit Macron në rajon.
Sipas këtyre raportimeve, i njëjti do të jetë edhe në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.