ShBA-ja nuk lejon pushtimin e Tajvanit nga Kina

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Kathleen Hicks, Zëvendëssekretare e Mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha të premten se vendi i saj nuk do të lejojë pushtimin e mundshëm të Tajvanit nga Kina.

Në një forum online të mbajtur nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një nga grupet kryesore kërkimore të politikave të SHBA-së, Hicks gjithashtu përsëriti angazhimin e SHBA-së për të forcuar aftësinë vetëmbrojtëse të Tajvanit.

Kur u pyet për të komentuar mbi një pushtim të mundshëm të Tajvanit nga Kina, Hicks tha se SHBA-ja po e shikon situatën në rajon me shumë kujdes “çdo ditë”.

“Ne kemi një sasi të konsiderueshme të kapaciteteve ndërhyrëse në rajon për të pamundësuar çdo sulm të tillë,” tha Hicks. “Ne kemi marrëdhënie të mira, natyrisht, me Tajvanin. Kemi angazhime ndaj Tajvanit që janë të qëndrueshme që nga vitet 1970”.

Hicks tha se çështja kryesore është se SHBA-ja po ndihmon Tajvanin të rrisë aftësitë e tij vetëmbrojtëse kundër një pushtimi të mundshëm nga Kina.

“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme. Tajvanezët dhe aftësia e tyre për të mbrojtur veten në mënyrë efektive, është një opsion llogaritjeje parandaluese për Kinën,” tha Hicks.

Të premten dhe të shtunën, nja 38 avionë ushtarakë kinezë fluturuan në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit (ADIZ), numri më i lartë në një ditë të vetme qëkur Tajvani filloi manovra të tilla në shtator të vitit 2020, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MND).

Ky veprim i fundit ushtarak është perceptuar si përpjekje e Kinës për të përdorur këto stërvitje për t’ia kujtuar Tajvanit potencialin e saj për luftë dhe për të paralajmëruar qeverinë aktuale tajvaneze se Pekini është kundër hapave që synojnë arritjen graduale të pavarësisë formale.

Në forum, Hicks tha se SHBA-ja po punon ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj, përfshirë Tajvanin, i cili ka një industri të fortë të prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe krenohet me një sistem të përparuar demokratik.

“Pra, kjo është një fushë në të cilën ne duam të kemi shumë fokus dhe, siç thashë më parë, bashkë me aleatët dhe partnerët ta shprehim demonstrimin tonë të besueshëm të interesave në një demokraci me një ekonomi të përparuar”, tha Hicks.

Morris Chang, themeluesi i “Semiconductor Manufacturing Co.” (TSMC), ka thënë se TSMC, prodhuesi më i madh i çipave me kontratë në botë, ka treguar vlerën e tij strategjike në gjeopolitikë përmes fuqisë së saj në industri, duke shtuar se çipat e kompanisë janë të mirëpritur në të gjithë botën.

TSMC është ftuar kohët e fundit për të marrë pjesë në disa seminare nga Shtëpia e Bardhë në një kohë kur tregu global po vuan nga një mungesë në furnizimet e mikroçipit, e cila po dëmton industrinë globale të automobilave.

Në forumin e së premtes, Hicks shtoi gjithashtu se meqenëse Tajvani ka demonstruar një aftësi për të qenë një demokraci, “ne kemi një interes për të siguruar që demokracitë të lulëzojnë”.

https://focustaiwan.tw/politics/202110020003?fbclid=IwAR0JpnaFgODTZt8J__dvC1S1Ko2vpryd49o6P1nAHnM0JN7ALKyl6f9QTjM














Të ngjashme