Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar një mijë e 78 raste të reja që kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e koronavirusit.
Në 24 orët e fundit me këtë virus janë infektuar 44 mijë e 23 persona, duke çuar në total numrin e të infektuarve në pesë milionë e 573 mijë e 847.
Atje virusi korona u ka marrë jetën 174 mijë e 255 deri tash. Të dhënat përfshijnë të gjitha 50 shtetet, përfshirë Distriktin e Kolumbisë dhe territore tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.