ShBA-ja raporton mbi 45 mijë raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

542 raste të vdekjeve janë regjistruar në SHBA si pasojë e koronavirusit.

Gjatë së hënës sipas Johns Hopkins Univeristy në këtë shtet janë paraqitur 45 mijë e 585 të infektuar me këtë virus.

Me rastet e reja në SHBA janë të konfirmuar me COVID-19 katër milion e 713 mijë e 540 veta, ndërkaq jetën ky virus ua ka marrë 155 mijë e 402 vetave.

Shifrat përfshijnë rastet nga 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territore tjera amerikane, sikurse rastet e riatdhesuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme