ShBA-ja reagon ndaj taksës dixhitale të Francës për gjigantët e internetit

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë do të njoftojë veprimin e propozuar në lidhje me hetimin e taksës franceze për gjigantët botëror të internetit.

Sipas një deklarate zyrtare, përcjell Telegrafi, institucioni është në procesin e përfundimit të hetimit, sipas seksionit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur nisur hetimin ndaj taksave franceze për gjigantët teknologjikë me më shumë se 750 milionë euro fitime dixhitale botërore, duke e akuzuar qeverinë franceze për shtim të pabarabartë të taksave ndaj kompanive të amerikane të teknologjisë.

Pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së, Parlamenti i Francës miratoi një ligj të ri për vendosjen e një takse dixhitale për gjigantët si Google, Amazon, Facebook dhe Apple.

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financës, Bruno le Maire, tha se zbatimi i taksës mbi të ardhurat e tyre dixhitale do mundësojë një taksim më të ndershëm.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme