SHBA-ja ka raportuar më shumë se 80 mijë raste të reja me coronavirus, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.
Bazuar në të dhënat e Worldmeter, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 8.7 milionë, derisa kanë ndërruar jetë 229 mijë persona.
Vendi regjistroi të premten gjithsej 83,010 të prekur, ndërsa një ditë më parë u raportuan 71 mijë infeksione.
Rritje të dukshme të rasteve janë raportuar edhe në vendet evropiane, sikurse në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Spanjë, Çeki dhe Poloni.
Numri i rasteve ditore në Evropë është dukshëm më i lartë se sa në valën e parë të pandemisë së coronavirusit.