Shtetet e Bashkuara e Amerikës sërish kanë raportuar numër të lartë të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.
Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, 35.112 njerëz të rinj janë infektuar me coronavirus, raporton CNN.
Gjithashtu është bërë e ditur që 445 njerëz nuk kanë arritur të mbijetojnë virusin dhe kanë ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.
Këto shifra e ngritin numrin e përgjithshëm në të paktën 5,438,325 raste dhe 170,497 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.