ShBA-ja shënon rekord të numrit të të papunëve

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Numri i amerikanëve që po paraqesin kërkesa për përfitim të benefiteve financiare të papunësisë është rritur në 6,65 milionë – derisa pandemia e Coronavirusit po vazhdon ta godasë ekonominë.

Kjo shifër aktuale besohet që është akoma edhe më e lartë, për shkak se shumë njerëz kanë raportuar se kanë pasë telashe me linjat telefonike dhe vështirësi në plotësimin e formularit online.

Është po ashtu shumë e rëndësishme të përmendet se disa punëtorë, si ata me gjysmë-orari, nuk kualifikohen për përfitim të këtyre benificioneve.

Të ngjashme