Pandemia e koronavirusit po vazhdon përhapjen nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duke shënuar rritje të madhe të rasteve të reja dhe vdekjeve. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi këtë javë për një rritje të infeksioneve që kërcënon sistemet shëndetësore të shteteve.
Mesatarja e infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në gati 70,000, duke tejkaluar këtë fundjavë kulmin e rasteve që ishin në korrik.
Numri i vdekjeve pritet të rritet deri në 700 në ditë. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 8.2 milionë njerëz të infektuar.
Në Evropë, një valë e dytë e virusit po zhvillohet. Vendet po përpiqen të kontrollojnë përhapjen përmes një sërë masash të reja, duke shpresuar të shmangin një lloj bllokimi të ekonomisë së shkatërruar nga pranvera.