Administrata amerikane ka bërë të ditur se të gjitha opsionet janë tryezë kur bëhet fjalë për 2 mijë e 500 ushtarët amerikanë të mbetur në shërbim në Afganistan. Kjo pasi që ende nuk është marrë vendimi nëse ata do të vazhdojnë të mbesin në këtë shtet aziatik edhe pas 1 majit.
Një koment i tillë i lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit është bërë pasi që sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur thirrjen që OKB-ja t’i përshpejtojë përpjekjet për ruajtjen e paqes në Afganistan, pasi që ushtria amerikane do të mund të largohej nga vendi më 1 maj.
Në një letër adresuar presidentit afgan, Ashraf Gani, sekretari Blinken ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së tërësishme të forcave, porse po i rishikojnë edhe opsionet e tjera.