ShBA-ja shtyn për herë të tretë vendosjen e kufizimeve tregtare ndaj Huaweit

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Departamenti amerikan i Tregtisë bën të ditur që do të zgjatë sërish me 90 ditë lejet e përkohshme, që lehtësojnë kufizimet ndaj marrëdhënieve të biznesit me Huawein.

Kjo është hera e tretë qeveria amerikane lejon shtyrjen e kufizimeve pas futjes së Huaweit në “Listën e subjekteve” për shkak të “shqetësimeve lidhur me sigurinë kombëtare” në muajin maj, përcjell Telegrafi.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross u shpreh që disa operatorë ruralë të telekomit janë varur nga Huawei për rrjetet 3G dhe 4G, kështu që lejet e përkohshme kanë si qëllim vazhdimin e shërbimeve prej këtyre operatorëve.

Shefi ekzekutiv i Huaweit, Liang Hua thotë që ndikimet mbi kompaninë e tij janë të kufizuara, sepse produktet mund të dërgohen pa pasur nevojë për përdorimin e mikroçipave dhe pjesëve të këmbimit të SHBA-së.

Në muajin maj Shtëpia e Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili ndalonte kompanitë amerikane të bëjnë biznes me kompaninë kineze duke cituar sigurinë kombëtare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme