ShBA-ja u kërkon udhëtarëve nga Britania testin negativ për Covid-19

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kërkojnë pasagjerëve që udhëtojnë nga Britania një test negativ të COVID-19, ka deklaruar Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

SHBA-ja është e fundit që shpall kufizime të udhëtimit për shkak të shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit që po përhapet në Britani dhe vende të tjera, raporton AP.

Pasagjerët nga Britania duhet të kenë testin negativ të bërë gjatë tri ditëve të fundit para fluturimit. Qendra ka thënë se ky urdhër do të futet në fuqi që nga e hëna.

“Nëse një pasagjer zgjedh të mos testohet, linja e aeroplanit duhet ta refuzojë atë pasagjer”, është thënë në deklaratë.

Javën e kaluar, kryeministri britanik Boris Johnson tha se varianti i ri i virusit po përhapej më lehtë se i pari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme