ShBA-ja ua ndalon qytetarëve të udhëtojnë për në Korenë e Veriut

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 12:23 | Nga

SHBA-ja pritet t’ua ndalojë qytetarët e saj të udhëtojnë drejt Koresë së Veriut, sipas dy agjencive turistike që veprojnë në shtetin diktatorial.

“Koryo Tours” dhe “Young Pioneer Tours” thanë se ndalimi do të shpallet më 27 korrik dhe pritet të hyjë në fuqi 30 ditë më vonë.

Uashingtoni zyrtar nuk ka reaguar ende mbi lajmin. “Pioneer Tours” ishte agjencia që mori studentin amerikan Otto Warmbier në Korenë e Veriut.

Ai u arrestua dhe u burgos për 15 vjet, përpara se të kthehej në gjendje kome në ShBA në qershor. Ai vdiq disa ditë më vonë.

Kompania me bazë në Kinë më vonë njoftoi ditën e sotme se nuk do të merrte më vizitorë nga SHhBA-ja.

“Ne sapo jemi informuar se qeveria amerikane nuk do të lejojë më qytetarët amerikane të udhëtojnë në DPRK (Korenë e Veriut)”, thoshte deklarata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme