Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim, zyrtarin për çështje të jashtme nga zyra për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Atsuki Takahashi.
Me këtë rast ministri Hyseni e njoftoi për përpjekjet që po bënë Republika e Kosovës në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
Ministri Hyseni theksoi se përkundër përpjekjeve që po bëjnë institucionet e sigurisë në Kosovë kërkohet një angazhim edhe më i madh i të gjithë akterëve në mënyrë që të zvogëlohet në maksimum trafikimi me njerëz.
Ndërsa, Atsuki Takahashi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësoi përpjekjet që po bënë Republika e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie dhe bëri thirrje që në të ardhmen të intensifikohet lufta kundër kësaj dukurie që është prezente jo vetëm në Kosovë, por pothuajse në të gjithë botën.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi edhe më tej në mes dy vendeve në mënyrë që të ketë projekte konkrete në parandalimin e kësaj dukurie.