ShBA mund të mbetet pa para të gatshme nga 1 qershori

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Thesarit të ShBA-së, Janet Yellen, ka paralajmëruar se ky shtet mund të mbetet pa para të gatshme nga 1 qershori, nëse Kongresi dështon ta rrisë apo ta pezullojë tavanin e borxhit.

Arritja e kufirit maksimal të borxhit nënkupton që qeveria e ka të pamundur që të huazojë më tepër para, raporton BBC.

Të hënën, Yellen, ka thirrur Kongresin që të veprojë “sa më parë të jetë e mundshme” për ta adresuar çështjen e limitit prej 31.4 trilionë dollarësh.

Presidenti Joe Biden ka thirrur një takim për 9 maj me liderët kongresistë për këtë çështje.

Të ngjashme