Bombarduesi i Austinit është qëlluar për vdekje pasi agjentët e FBI-së e kishin ndjekur për ta arrestuar, njoftojnë mediet amerikane
Personi shpërtheu një pajisje para se të shkrepte me armë zjarri përgjatë autostradës ndërshtetërore 35 në orët e hershme të së mërkurës.
FBI-ja dhe policia kanë gjurmuar itinerarin e bombarduesit në zonën “Round Rock” para se ta qëllonin në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës, thonë raportet policore, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Përderisa zyrtarët policorë ndoqën të dyshuarin, një pajisje shpërtheu para se policët të arrinin në vendngjarje.
Departamenti i policisë në Austin kanë shkruar në rrjetin social Twitter, të cilët kanë thënë se një polic ka qenë i përfshirë në të shtënat pranë autostradës, por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.