Një vajzë 13 vjeçare nga Mississippi, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i saj nëntëvjeçar.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur që ky incident fatal ka ndodhur për shkak të një video-loje, pasi motra e nëntëvjeçarit nuk hiqte dorë nga kontrollori (joystick), njofton Klan Kosova.
Ai thuhet se e kishte shtënë nga prapa dhe plumbi ka depërtuar në trurin e saj.
Një sherif lokal njoftoi të dielën se adoleshentja kishte vdekur nga plagët e saj në një spital në Memphis.
Ishte e paqartë se si nëntëvjeçari mori armë po ashtu është ende e paqartë se me cilat pasoja do të përballet ai, njofton Klan Kosova.