SHBA paralajmëron Majkon: Je i rrezikuar nga shërbimet iraniane

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 10:16 | Nga

Ish-kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Panedeli Majko, është nën kërcënim nga agjentë të shërbimit sekret iranian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Majko, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan, “Fox News“.

“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox Neës se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënimi kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt,- dhe shtoi- nuk kam frikë“,- raporton televizioni amerikan.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve -opozitës së regjimit të Iranit që ndodhet në Shqipëri.

Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se nga shërbimet amerikane i është thënë të ketë kujdes dhe të rrisë ruajtjen personale, përcjell portali mapo.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist në një vend të Bashkimit Europian, të organizuar nga shërbimi sekret iranian.

Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë.

Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomatë i ambasadës së Iranit.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme