ShBA: Për një fije e kemi shmangur luftën me rusët

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 09:35 | Nga

Në Siri “për një fije” është shmangur konflikti i koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadist të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe mercenarëve rus, të ngjashëm me atë në shkurt ku janë vrarë më shumë se 100 mercenarë, ka zbuluar të martën ministri amerikan i mbrojtjes Jim Mattis.

“Elementët rus” javën e kaluar janë pozicionuar në lindje të Eufratit i cili e shënon zonën e mos shkallëzimit, për çka jemi marrë vesh me Rusinë, në zonë për të cilën jemi marrë vesh se ata mund të shkojnë por “janë afruar shumë” pozicioneve të ushtarëve amerikan, ka deklaruar Mattis për gazetarë në Pentagon, transmeton Insajderi.com.

Pas bisedimeve të komandantit të Shtabit të Përgjithshëm amerikan, gjeneralit Joe Dunford dhe kolegut të tij rus, gjeneralit Valerij Gerasimov, “ata elementë janë tërhequr e poashtu edhe ne jemi tërhequr ngadalë”, ka thënë ministri.

“Si duket se këtë herë e kemi zgjidhur këtë duke falënderuar lidhjes telefonike për mos shkallëzim” në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ka përfunduar Mattis.

Ministri amerikan i mbrojtjes, i cili përndryshe shumë rrallë paraqitet në publik, nuk ka thënë se kur ka ndodhur ky incident, por Shtabi i Përgjithshëm amerikan të enjten ka publikuar një kumtesë në të cilën lajmëron për një bisedë telefonike të dy gjeneralëve në lidhje me “Sirinë dhe çështjeve tjera në interes të përbashkët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme