SHBA raporton mbi 36 mijë raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 36 mijë e 782 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shënuar gjithashtu 977 vdekje, sipas Johns Hopkins University, transmeton Klan Kosova.

Janë së paku gjashtë milionë e 630 mijë e 891 raste në total më 196 mijë e 802 vdekje që janë regjistruar atje deri tash.

Të dhënat përfshijnë të gjitha 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territore tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme