SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh që është thënë se sigurojnë burime të mëdha të të ardhurave për presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, i sanksionuar, po ashtu, nga SHBA-ja, dhe për familjen e tij.

“Dodik e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për të rritur pasurinë përmes kompanive të lidhura me të dhe Igor Dodikun”, është thënë në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.

Listës së të sanksionuarve u është shtuar Millenko Çiçiq dhe Gjorgje Gjuriq si dhe kompanitë: Infinity International Group, Infinity Media, K-2 Audio Services, Kaldera Company, Prointer Itss, Sirius 2010 dhe Una World Network. /REL/

Të ngjashme