Shcolz: Është i domosdoshëm një hetim i plotë për sulmin në spitalin e Gazës

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se është i domosdoshëm një hetim i plotë për sulmin në spitalin e Gazës ku mbetën të vrarë mbi 500 njerëz.

“Jam tmerruar nga pamjet e shpërthimit në një spital në Gaza. U plagosën dhe u vranë civilë të pafajshëm. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, deklaroi ai.

“Një hetim i plotë i ngjarjes është i domosdoshëm”, shtoi Shcolz.

Të ngjashme