Alan Shearer dhe Thierry Henry futen në Premierligë Hall of Fame.
Ish-sulmuesi i Newcastle United, Alan Shearer, dhe ish-ylli i Arsenalit, Thierry Henry, janë bërë dy futbollistë e parë që janë futur në Premierligë Hall of Fame.
Shearer është golashënuesi më i mirë në historinë e Premierligës, me 260 gola në 14 sezone në Premierligë me Newcastle dhe Blackburn Rovers.
Ish-përfaqësuesi i Anglisë, i cili e fitoi titullin në Premierligë me Blackburn në sezonin 1994/95, është lojtari i vetëm që i ka shënuar 100 gola në ligë me dy klube të ndryshme.
“Kur i shikoj disa lojtarë të jashtëzakonshëm që e kanë hijeshuar Premierligën, ndihem i nderuar që jam në Hall of Fame”, tha Shearer.
Ish-përfaqësuesi i Francës, Henry është golashënuesi më i mirë në historinë e Arsenalit në Premierligë, me 175 gola në 258 ndeshje.
Ai e fitoi titullin në Premierligë dy herë dhe ishte lojtar kyç në ekipin e pamposhtur të Arsene Wengerit që e fitoi titullin pa e pësuar asnjë humbje në sezonin 2003/04.
“Të përfshihem përkrah Alan Shearer si dy lojtarët e parë që futemi në Premierligë Hall of Fame është më shumë se speciale”, tha Henry.