Shkarkohet Henry, Monaco emëron trajnerin e ri

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Thierry Henry zyrtarisht është shkarkuar nga klubi i fwmijërisë së tij As Monaco.

Henry e mori drejtimin e ekipit në një gjendje katastrofale, por nuk arriti të lë gjurmë të mëdha duke marrë parasysh edhe numrin e madh të lojtarëve të lënduar.

E pwr kwtw Monaco nuk është treguar aspak e mëshirshme me legjendën franceze, për të cilin ishte përvoja e parë si kryetrajner.

Nga ky largim, Henry pritet t’i fitojë 10 milionë euro ndërsa Monaco ka zyrtarizuar trajnerin e ri, e që nuk është tjetërkush pos të vjetrit Leonardo Jardim.

Kjo është bërë sepse Monaco e kishte ende nën kontratë Jardimin dhe do t’i paguajë të njëjtën shumë që i paguante edhe për sa kohë Jardim ishte faktikisht pa punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme