Monaco dhe Benfica në garë për Mirandan

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Monaco dhe Benfica janë në garë për transferimin e qendërmbrojtësit brazilian të Interit, Joao Miranda, raportojnë mediumet italiane të hënën.

Miranda ka mbetur te Interi në bankë rezervë, pasi trajneri Luciano Spaletti po preferon të luajë me dyshen Stefan de Vrij e Milan Skriniar, transmeton “Koha Ditore”.

Miranda po kërkon një skuadër të re ku do të luante rregullisht dhe Interi nuk mendon të pengojë atë.

Kontrata e Mirandas me Interin skadon në verë të vitit 2020 dhe ai ka pagë vjetore 3.5 milionë euro.

Interi mund të lirojë 34-vjeçarin pa dëmshpërblim apo me një shumë të vogël.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme