Sheeran paguan 1.5 milionë funte për një pub dhe e emërton sipas bashkëshortes

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Përderisa disa meshkuj ua zbresin yjet nga qielli të dashurave të tyre, këngëtari Ed Sheeran (28) ka vendosur ta bëjë një gjest të ndryshëm romantik për gruan e tij Cherry Seaborn (26). Ai nuk mendoi shumë por shkoi në Londër, e bleu një pub dhe e emërtoi atë sipas saj. E pagoi 1.5 milionë funte.

Çifti po kërkonte patundshmëri, ndërsa shumë adhurues spekuluan se do të zgjidhte shtëpi dhe do ta emërtonte ‘Sheeran-ville’. Megjithatë, muzikanti e zgjodhi një ndërtesë dhe e shndërroi atë në pub dhe e emërtoi “The Lancaster Lock” si emri i plotë i gruas së tij Cherry Lancaster Seaborn.

Kalimtarët e komentuan pronën dhe e panë një shenjë të madhe të varur në derë.

“Pubi duket i pabesueshëm. Është mu në mes të pronës. Është ëndrra e çdo individi, dhe ai me sa duket e ka përfshirë edhe gruan e tij në këtë dhe e ka emërtuar pubin sipas saj”, – tha burimi për Mirror.

“Shenja është e madhe, gjë që në fakt është surprizë, por të gjithë njerëzit lokalë janë të lumtur që Ed është këtu dhe ai ka qenë gjithmonë një fqinj i përsosur”, – shtoi ai.

Përndryshe, Cherry dhe Ed kanë qenë në lidhje një kohë të gjatë, ndërsa u takuan në shkollën e mesme. Verën e kaluar, gjatë intervistës ai e tregoi unazën në dorë dhe njoftoi se është martuar, shkruan KOHA Ditore.

“Është emocionuese! Urime mik, urime! Si ke arritur ta fshehësh?”, – i thanë gazetarët pas supozimit që hapi i tij nënkuptonte se ai tashmë ishte i martuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme