Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sergiy Maslichenko, ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu, ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë Bohumil Mazanek, shefi i misionit të zyrës së Rumanisë Alin Nicusar Ciocanea, Johannes Stenbaerk, shef për bashkëpunim në zyrën e Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Organizatave Joqeveritare kanë vizituar fabrikën për prodhimin e mobileve “Graniti” e cila gjenden në komunën e Suharekës.
Delegacioni i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë janë pritur nga drejtori i kompanisë Bajram Lumi, ku ai nga afër i ka njoftuar përfaqësuesit më të lartë të BE-së rreth aktiviteteve në fabrikë, si dhe planeve për të ardhmen.
Lumi më tutje ka falënderuar delegacionin e lartë të BE-së për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni Evropian i ka dhënë kompanisë që ai drejton e që fal punë dhe një angazhimi të madh ajo cilësohet si storie suksesi.
Ai më tutje i ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të BE-së se kompania e tij është duke bërë eksport të mobileve në disa shtete të Bashkimit Evropian.
Fabrika për prodhimin e mobilieve “Graniti” në Suharekë së bashku me dy show romet super modern në Prishtinë tashmë është adresa kryesore për furnizim me mobilie inovative e shumë cilësore.
“Unë jam shumë falënderues që zyrtaret më të lartë të BE-së në Kosovë po vizitojnë kompaninë që unë drejton. Ata kanë afër panë punën dhe angazhimin tonë të madh në rritje të vazhdueshme të cilësisë. Granti është kompani që prodhon me standardet më të larta të BE-së në vend” ka thënë Lumi para mysafireve të lartë të BE-së.
Edhe Komisioni Evropian në Kosovë përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka njoftuar se delegacioni i lartë i BE-së kanë vizituar kompaninë “Graniti”
“Gjatë një turi të udhëhequr nga pronari i “Granitit”, delegacioni pa drejtpërdrejt ndikimin transformues të mbështetjes së BE-së për kompaninë vendase. Falë një Granti të drejtpërdrejtë nga BE, kompania arriti të diversifikojë prodhimin e saj dhe të përmirësojë objektin e përpunimit të drurit ”thuhet në njoftimin e BE-së. / Front Online