Drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala ka folur për procesin e kapjes së 400 kilogramëve drogë në Lipjan.
Shala në Pressing ka thënë se kjo sasi e drogës ka hyrë në Kosovë mëngjesin e së shtunës, më 15 maj.
Tutje ai tha se për këtë ishin njoftuar më 3 maj nga autoritetet italiane, ndërsa në Shqipëri kishte arritur tri ditë më vonë në portin e Durrësit.
“Më datën 3 maj jemi kontaktuar prej autoriteteve italiane të cilët janë përgjegjës për hetimin e këtij rasti. Nuk jemi njohur personalisht më këtë zyrtarin.
DEA amerikane e ka lehtësu këtë komunikim. Kemi komunikuar, na e kanë sqaruar si çështje. Gjatë komunikimit kanë kërkuar se a mund ta bëjmë apo jo sepse është një dërgesë nga Barazili që duket një sasi e narkotikëve që mund të jetë i fshehur në këtë kontinier, u nis nga Brazili dhe destinacioni është Kosova. I kemi siguruar se mund ta kryejmë një operacion të tillë nuk kemi pengesa ligjore”, ka thënë Shala.