Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog po shpreson që marrëveshja e Ohrit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohet sa më shpejt, raporton Ekonomia Online.
Vitin 2023 ai e quajtur, vit të dialogut dypalësh, për çka ka kërkuar zbatim të ujdisë. Sipas tij, BE-ja po luan një rol vendimtar në Ballkan në promovimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Madje tha se ndihet i lumtur që këtë vit Kosova e ka përfunduar edhe problemin me liberalizimin e vizave.
“BE-ja luan një rol vendimtar në Ballkanin Perëndimor në promovimin e dialogut dhe pajtimit, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është shumë e rëndësishme që negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të vazhdojnë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që ato të sjellin zgjidhje afatgjata për të mirën e popullatës në terren, dhe njëkohësisht duke ndërtuar ura ndërmjet komuniteteve”.
“Çështja e pazgjidhur e liberalizimit të vizave ka qenë si një re e zezë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë gjatë dekadës së fundit dhe jam shumë i gëzuar të them se që nga 1 janari 2024, kosovarët nuk do të kenë më nevojë për viza për vizita turistike afatshkurtra në Zonën Shengen”.
Këto komente ai i bëri kur së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë, të pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së.
LEXONI EDHE: