Shefi i EULEX-it monitoroi zbatimin e marrëveshjes për targat

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Misionit Europian për Sundim të Ligjit (EULEX) Lars Gunnar Wigemark, gjatë ditës së djeshme e ka monitoruar zbatimin e pikës së dytë të marrëveshjes për targat e automjeteve të arritur midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ekipet moniturues kanë vizituar gjashtë pikat e përbashkëta kufitare dhe se marrëveshja po zbatohet.

“Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes”.

Pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e stikersave në elementet shtetërore të Kosovës e Serbisë, nisi zbatimin që nga e hëna.

Deri më 8 tetor, veturat të cilat nuk fshehin simbolet shtetërore në Kosovë do të dënohen sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme