Wigemark takohet me Osmanin: EULEX është gati të asistojë në veri së bashku me KFOR-in

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe është biseduar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të miratohet masa e reciprocitetit për targa me Serbinë. Pas kësaj, forcat Speciale të Policisë janë vendosur në pikat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa banorët e minoritetit serb kanë bllokuar rrugët me automjete.

Kreu i EULEX-it është shprehur i gatshëm që të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit, së bashku me KFOR-in.

“Një takim shumë i dobishëm me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në 2 Pikat e Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. EULEX ka vendosur ekipe zbulimi në dy pikat një javë më parë dhe është gati të asistojë së bashku me KFOR-in”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme