Shefi i FMN-së kërkon të ruhet pavarësia e BQK-së: Investime s’pati shkaku i inflacionit e shpronësimeve

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gabriel Di Bella, tha se sikurse e gjithë bota, edhe Kosova po përballet me krizë ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri pas takimit me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmetin.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës ka qëndruar goxha mirë si pasojë e këtyre tronditjeve, duke shtuar se rritja e inflacionit ka ndikuar edhe në mënyrë indirekte edhe në sektorin bankar.

“Mund të vërejmë se bota dhe Kosova është ndikuar nga tronditjet e mëdha. Në 2020 ka qenë i vështirë për ekonominë shkaku i pandemisë. Pas kësaj ekonomitë filluan të ringjallet dhe menduam se ka një dritë në fund të tunelit, por që ndodhi lufta në Ukrainë”, tha Di Bella.

“Rritja e inflacionit ka ndikuar edhe në mënyrë indirekte edhe në sektorin bankar dhe përkundër kësaj nuk është vërejtur shumë. Siç e tha edhe guvernatori përkundër kësaj, ka mbetur likuid sistemi bankar. Këtë vit rritja e çmimeve është filtruar në fonacionin vendor që ka qenë 14 për qind dhe ka pasur ndikim tek kostot e familjeve”.

Di Bella foli edhe për uljen e investimeve kapitale në vitin e kaluar, me ç’rast tha se kjo ka ndodhur për shumë arsye duke filluar nga inflacioni i lartë e deri te problemet me shpronësime.

“Ajo që kemi parë është se investimet kapitale ka pasur më pak për shkak të disa arsyeve. Një ndër kryesorët ka qenë inflacioni dhe problemet me shpronësime, e sidomos te investimet e huaja”, tha ai.

Di Bella ka përmendur rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së BQK-së, duke thënë se të njëjtën po e bëjnë institucionet vendëse, raporton EO.

“Pavarësia e BQK është gurthemel i bazës së ekonomisë në vend dhe kjo vlen për të gjitha vendet e botës. Në Kosovë kjo pavarësi respektohet, dhe ne nuk mund ta theksojmë sesa e rëndësishme është. Fakti që e ne ripërsëritim raportet tona për pavarësinë e BAK-së, nuk do të thotë kjo që nuk ka pavarësi”, tha Di Bella.

Tutje, shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel di Bella, ka thënë se sektori financiar ka përballuar tronditjet që goditën ekonominë dhe një nga faktorët që kanë ndikuar, kanë qenë edhe politikat e ndjekura nga BQK-ja.

Di Bella ka shtuar se pavarësia e BQK-së është gurë themeli bazë i politikave ekonomike të Kosovës. Në deklaratën përmbyllëse të Misionit, në kuadër të Nenit IV për vitin 2022, është kërkuar që BQK të vazhdoj të forcojë monitorimin e kreditimit dhe likuiditetit të bankave dhe ruajtja e dinamikës së mirë të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar 2019 (FSSR).

Të ngjashme