Shefi i FMN-së parashikon rritje ekonomike 4% për vitin tjetër, kërkon nivelizimin e pagave me Ligji

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 12:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), Gabriel Di Bella, u shpreh se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë nga 2 deri në 3 për qind, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Di Bella tha se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm mund të shkojë deri në 4 për qind.

“Ka të dhëna dhe janë preliminare dhe ASK i rishikon ato. Në tre mujorin e parë e paraqesin një rritje prej 3.4 për qind dhe në tre mujorin e dytë janë 2.3 për qind. Për të qenë real, ne parashikojmë një rritje prej 2-3 për qind deri në fund të vitit”.

“Mund të ketë një rritje të implementimit të investimeve që mund ta rrisin këtë përqindje, por duhet të presim deri në fund të vitit për ta parë këtë rritje. Për këtë vit është 2-3 për qind ndërsa në vitin e ardhshëm 3-4”, tha ai.

Di Bella, përmendi edhe rritjen e nivelit të inflacionit, për çka tha se e ka ndikuar lufta në Ukrainë. Ai madje ka shtruar pyetjen se çka do të ndodh në rast se shtrenjtohet rryma, si do të ndikojë kjo te qytetarët.

“Nuk është befasi që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë të vështirë për Evropën dhe Kosova nuk bën përjashtim nga kjo dhe si pasojë e luftës janë rritur çmimet, prandaj ka edhe Kosova inflacion. Qeveria ka marrë disa vendime që kanë pasur synim zbutjen e kësaj tronditjeje”, tha tutje ai.

“Kur japim parashikime, janë në këtë mjedis kur ka rreziqe, është e vështirë të parashikohet saktë. Ajo që parashikohet të ndodh, është ulja e çmimeve dhe me këtë rast Kosova do të përfitojë gjallërim ekonomik. Tani poenta është se çfarë do të ndodhet nëse çmimet e energjisë rriten, natyrisht këto tronditje e bëjnë të ardhmen më të zbehtë”, u shpreh ai.

Di Bella, tregoi edhe për komentet e FMN-së sa i përket Ligjit të Pagave. Ai sugjeroi që të ketë nivelizim të pagave dhe të mos cenohet sistemi i drejtësisë.

“Ajo që presim nga Ligji i Pagave është që duhet të rritet paanshmëria e sistemit të drejtësisë, do të ulen shtesat. Eliminim i arbitraritetit të pagave”.

“Kemi parë që një punëtor i një ministrie paguhet më shumë sesa një punëtor i një ministrie tjetër, ndonëse e kryen punën e njëjtë. Ne kemi komentuar gjithashtu që Ligji duhet të fokusohet në shkathtësitë e profileve”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme