Shefi i OSBE-së, në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, me të cilin ka biseduar për kryetarët veriorë.
Davenport në lidhje për udhëzimin administrativ theksoi që ky proces të ecë pa probleme dhe në përputhje me ligjin, njofton Klankosova.tv.
“Takimi i mirë sot me ministrin Elbert Krasniqin. Diskutuam për zbatimin e ligjit dhe udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave. Theksova rëndësinë që ky proces të ecë pa probleme, në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Ashtu si me zgjedhjet, largimi duhet të jetë i lirë, i drejtë dhe demokratik”, shkroi Davenport në platformën X.