Shefi i Shërbimit Informativ kroat për spiunin e “arrestuar” në Serbi: Edhe unë do të doja të dija se kush është ky spiun

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së Agjencisë Kroate të Inteligjencës së Sigurisë (SOA) Daniel Markiç tha se edhe ai do të donte të dinte se kush është spiuni i dyshuar kroat i arrestuar në Beograd dhe shtoi se ai nuk e di se për çfarë bëhet fjalë dhe cili do të ishte qëllimi i spiunit të mundshëm.

“Do të doja të dija të njëjtën gjë… për çfarë bëhet fjalë dhe cili është qëllimi. Mandati im i parë u karakterizua nga e njëjta situatë – u arrestua një spiun kroat. Pastaj thirra kolegun tim në Beograd dhe i thashë: ‘Dëgjo, nuk e di kush është, por nëse të duhet, do të ndihmojmë’. As që kam thirrur këtë herë, sepse nëse Kroacia fillon të reagojë për të gjitha këto histori që vijnë nga Beogradi, atëherë ne do të merremi vetëm me atë,” u tha Markiç gazetarëve, duke iu referuar arrestimit të dyshuar të një “spiuni kroat” në Beograd.

Nuk e di, thotë ai, se për çfarë bëhet fjalë dhe cili do të ishte qëllimi i atij “spiuni” potencial.

Arrestimi i spiunit të dyshuar në Serbi është komentuar edhe nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, i cili tha se “nuk kanë asnjë informacion për këtë”.

Kujtojmë se ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se në zonën e Beogradit është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh për Kroacinë. Daçiq tha se arrestimi është kryer nga Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA).

Të ngjashme