Shefi i UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin, i ka kritikuar institucionet sa i përket zbatimit të masave anti-COVID.
Ai ka postuar në rrjetin social TWITTER një fotografi ku ka thënë se duket se është i vetmi person që bartë maskë gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit.
Sahin porositi duke thënë se akoma nuk ka mbaruar pandemia COVID-19.
“Duket sikur jam i vetmi me maskë në Prizren. Kosovë, COVID-19 ende nuk ka mbaruar”.