Shefi i UNMIK-ut: Të dyfishohen përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka përsëritur angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur përpjekjet për të zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur në Kosovë.

Ndërsa vuri në dukje se 70 për qind e çështjeve në lidhje me personat e zhdukur në Kosovë ishin zgjidhur brenda grupit punues për persona të pa gjetur në luftën në Kosovë, ai u bëri thirrje të gjitha autoriteteve kompetente që të dyfishojnë përpjekjet e tyre derisa personi i fundit i zhdukur të gjendet dhe të identifikohet.

Sipas njoftimit për media, UNMIK thotë se do të vazhdojë të mbështesë këtë proces, përmes grupit të punës, Qendrës së Burimeve të Personave të Zhdukur dhe të tjerët, në mënyrë që të gjitha ato familje që kërkojnë dëshpërimisht për të dashurit e tyre të zhdukur, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të njohur dhe mbyllur një periudhë të gjatë ankthi dhe pasigurie.

“Shërimi i këtyre plagëve të vjetra është thelbësore për të bërë përparim drejt pajtimit midis bashkësive në Kosovë,” tha Tanin, bëhet e ditur përmes një kumtese për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme