Në rrugët e qytetit parulla “UNMIK-RUSMIK”

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Në pjesë të ndryshme të qytetit në Prishtinë janë “shfaqur” parulla me mbishkrimin “UNMIK-RUSMIK”.

Në fotografitë e publikuara më poshtë të cilat i kanë dërguar lexuesit e Telegrafit, shihet mbishkrimi në pjesë të ndryshme të qytetit.

Ndryshe ditë më parë Policia e Kosovës në aksionin e ndërmarrë në komunat në veri të Kosovës, ka arrestuar një shtetas rus, punëtor i UNMIK-ut.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, ishte prangosur pranë veturës zyrtare të UNMIK-ut, pasi kishte penguar punën e policisë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme