Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se Lufta e Ftohtë “është kthyer me hak”.
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Guterres paralajmëroi edhe për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Siri.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar mundësinë e sulmeve ajrore në Siri, pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin Duma.
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga sulmi i 7 prillit në zonën e kontrolluar nga rebelët.
Rusia, e cila ka trupa në Siri, tha se Britania e ka falsifikuar sulmin.
Britania tha se akuza është një “gënjeshtër groteske”.
Rusia po ashtu paralajmëroi se sulmet ajrore të Perëndimit në Siri do të rrezikonin luftën midis dy palëve.
“Lufta e Ftohtë është kthyer me hak, por me një ndryshim”, tha shefi i OKB-së.
“Mekanizmat dhe masat mbrojtëse për të menaxhuar rreziqet e përshkallëzimit, që kanë ekzistuar në të kaluarën, nuk duken më të pranishme”, tha Guterres.