Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, Jim Mattis, ka arritur në Irak, në një vizitë të papritur, dy ditë pasi forcat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja, kanë shtypur një sulm në Tal Afar, njërën nga vendet e fundit që kontrollohen nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Tal Afar, gjendet 80 kilometra nga Mosuli dhe rreth 150 kilometra nga kufiri me Sirinë.
Forcat irakiane kanë nisur aksionin e tyre ushtarak për marrjen e kontrollit në këtë pjesë.
Aksioni i irakianëve ka ardhur pasi ushtarët e këtij vendi kanë shënuar fitore në Mosul, gjatë një beteje nëntë mujore me militantët e Shtetit Islamik, transmeton Rel.
Kjo ka qenë humbja më e madhe për grupin ekstremist sunit, Shteti Islamik, prej përhapjes së tij në veri të Irakut, gjatë verës së vitit 2014.