Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhje lokale të 22 tetorit, shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, thekson rëndësinë e mundësisë për të gjithë popullin dhe komunitetet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë demokratike dhe transparente.
Ai bëri thirrje për veprime të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit dhe partitë politike për të siguruar një fushatë të lirë prej frikësimeve dhe kërcënimeve, duke ju mundësuar votuesve të ushtrojnë lirshëm të drejtat e tyre.