Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut në zgjedhjet e 12 tetorit, Ruzhdi Shehu, kësaj here vuri theksin te të arriturat në fushën e infrastrukturës, duke vënë në dukje rëndësinë e saj edhe për zhvillimin ekonomik.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Projekti i filluar për asfaltimin e pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave, tanimë ka arritur në fazën përfundimtare. Gjatë ditëve në vijim do të përfundohen edhe rrugët e mbetura dhe përfundimisht në Junik të gjitha rrugët lokale dhe rrugicat do të jenë të asfaltuara.
Infrastruktura rrugore është parakusht për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave por edhe për zhvillimin ekonomiko social. Këto punë ka qenë dashur të realizohen para më shumë se 12 viteve kur dikush tjetër ka qenë në pushtet. Megjithatë gjatë mandatit tonë të parë e realizuam edhe këtë projekt mjaft të rëndësishëm për junikasit.
Derisa të tjerët po bëhen bashkë “për të shkëmbyer përvoja” dhe po krijojnë front të përbashkët kundër LDK në Junik, ne do të vazhdojmë me punën tonë të ndershme dhe duar të pastra për transformimin e Junikut.
12 tetori do të jetë festë e madhe, sepse junikasit nuk do të tolerojnë interesat personale të disa personave të dominojnë ndaj interesit të përgjithshëm të Junikut.
Vazhdojmë+4.



