Drejtori i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje të Mesme, me bazë në Aman të Jordanisë, Arianit Shehu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me Komandën e Armatës Jordaneze për ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit në Lindje të Mesme.
Lajmin ai e ka bërë të ditur vet Shehu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“I nderuar sot me nënshkrimin e marrëveshjes me Komandën e Armatës Jordaneze për ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit në Lindje të Mesme”.