Shehu: Njohja e Kosovës nga Izraeli, fitore kundër diplomacisë agresive ruse për ndikim në Ballkan

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i lartë i Institutit Demokratik Amerikan, Arianit Shehu, po e vlerëson lartë arritjen e sotme diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe atij të Izraelit.

Shehu, thekson që kjo është një ndër njohjet më të rëndësishme që mund të kishte pritur Kosova, njofton Klan Kosova.

”Është një ditë shumë e rëndësishme. Është një ndër njohjet më të rëndësishme që mund t’i presim. E vlerësoj lartë punën e Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj. Do të jetë një marrëveshje që do t’na hapë shumë rrugë, si në integrime të tjera, përfaqësime të tjera në organizata ndërkombëtare”.

”Por mbi të gjitha, diçka që nuk u tha, kjo njohje është fitore edhe kundrejt diplomacisë agresive ruse për ndikim në Ballkan. Është marrëveshje që i shërben paqes edhe në Lindje të Mesme, por i shërben paqes edhe në Ballkan”.

”Ndoshta këto ditë në fillim do ketë një antagonizëm. Përkundrejt disa polemikave që do t’i shohim, vet shtetet arabe janë të interesuara dhe në rrugë për marrëveshje me Izraelin”.

”Kushdo që rreshtohet kundër kësaj marrëveshjeje për shtetet arabe, është kundrejt interesave të shtetit të Kosovës, kundrejt interesave të qytetarëve të Kosovës. Duhet të jemi shumë krenar për këtë marrëveshje, i shërben paqes. Rreshtohemi për drejt shteteve që e vendosin paqen dhe mirëqenien prioritet shtetëror”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme