Shehu: Në Junik nuk do të ketë balotazh, VV e AAK gojën plot me premtime, por nuk miratuan buxhetin

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Junikut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë miratimi i buxhetit të Junikut për vitin 2026.

Këtë e ka bërë të ditur, kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu i cili tha Asambleistët nga partitë AAK dhe VV nuk kanë qenë prezent në këtë mbledhje. Për pasojë nuk ka pasur kuorum dhe nuk është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2026.

“Të dashur junikas, Sot Kuvendi Komunal i Junikut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë miratimi i buxhetit të Junikut për vitin 2026. Asambleistët nga partitë AAK dhe VV nuk kanë qenë prezent në këtë mbledhje. Për pasojë nuk ka pasur kuorum dhe nuk është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2026”, ka shkruar Shehu.

Tutje ai ka thënë se këto parti kanë bërë premtime elektorale të mëdha, por siç thotë Shehu asnjë projekt në Junik nuk do mund të realizohet me mos miratimin e buxhetit.

Shehu ka thënë se në Junik nuk do të ketë balotazh dhe se LDK do të vazhdoj edhe me një tjetër mandat +4.

“Paradoksalisht, këto parti e kanë gojën plot me premtime elektorale të mëdha. Mirëpo asnjë projekt në Junik nuk do mund të realizohet sepse vet ata sot nuk e miratuan buxhetin. Prandaj edhe premtimet e tyre janë të pasinqerta. Mirëpo fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore. Për këtë arsye duhet të votohen edhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal. Balotazh nuk do të ketë dhe LDK në Junik do të vazhdoj +4” ka shtuar tutje Shehu.

Të ngjashme