Shehu: Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu e ka shpallur fitoren e tij edhe për katër vjet qeverisje me këtë komunë.

“URIME JUNIKU IM. Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi: VAZHDOJMË +4 PA BALOTAZH së bashku me mërgatën tonë të dashur. Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund❤️. Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit. Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Shehu.

Të ngjashme