Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme punën për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër godinë 2-katëshe të ndërtuar pa leje, sipas bashkisë, te Astiri, e cila shërbente për funksione social-ekonomike.
Aksioni për prishjen e kësaj godine për shkak të masivitetit të saj ka nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj, si dhe zhvendosjen e mbetjeve inerte që të prodhoi ky proces, shkruan Top Channel.
Nga fillimi i procesit të zgjerimit të Unazës së Madhe te Astiri, numri i ndërtimeve pa leje të prishura në këtë zonë ka shkuar në mbi 40 të tilla.