Njëzet e një minatorë janë bllokuar në një minierë qymyri që u shemb , në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, njoftoi ditën e sotme agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar një departament lokal të urgjencës.
Një pjesë e minierës u mbush me ujë, duke çuar në ndërprerje të energjisë menjëherë pas orës 6 pasdite të shtunën, më 10 prill kur 29 minatorë po punonin, tha raporti.
Media shtetërore Global Times tha se 12 nga minatorët që mbeten të bllokuar janë gjetur dhe pritet të shpëtohen.
Vendndodhja e nëntë të tjerëve është përcaktuar, por gjendja e tyre është e panjohur/
Të 12 janë në një thellësi rreth 1.2 km nën tokë dhe shembja e minierës vështirëson përpjekjet e shpëtimit, tha ai.
Punonjësit e urgjencës kanë vendosur disa pompa uji në vend.
Minierat kineze janë ndër më vdekjeprurëse në botë.
Dhjetë minatorë ari u konfirmuan të vdekur në janar pas një shpërthimi në një minierë në provincën bregdetare Shandong.