Punimet nuk po ndalen. Megjithatë në një pjesë të kësaj rruge u desh që të ndalet qarkullimi.
Krejt kjo si pasoj e një shembje që ndodhi ditë më parë në këtë pjesë të rrugës, ku po kryhen punime.
E për shkak të kësaj, automjetet që qarkullojnë këtu duhet të presin në rend që të kalojnë, pasi që ka mbetur vetëm një korsi.
Kjo shembje ka shqetësuar edhe shoferët e kamionëve që udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë.
Për dikë tjetër raste të tilla nuk janë gjë e pazakontë.
Ndërkohë nga Ministria e Infrastrukturës arsyetohen se gërmimi i thellë e reshjet atmosferike ndikuan në këtë shembje.
Drejtori i departamentit për menaxhimin e rrugëve, Malë Lokaj thotë se i gjithë asfalti do të demolohet.
Lokaj shtoi se ky projekt është 3 vjeçar.
Por, me punimet në këtë rrugë është i shqetësuar kryetar i komunës së Gjakovës.
Madje Ardian Gjini, ka kritika të mëdha në drejtim të qeverisë qendrore, sa i përket këtij projekti.
Gjini thotë se ndonëse është i gatshëm për bashkëpunim, ende nuk ka pasur takim me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
Ndryshe, ministri Abdixhiku kohë më parë ka anuluar projektin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan.